Futboll Seria A Sport

Ja cilat janë tre “ëndrrat” e Milan për merkaton e ardhshme…

Milan është gati të bëj një merkato të rëndësishme, pavarësisht se duhet ende të përballet me rregullat e “fair play” financiar të UEFA. Por duke menduar se mund të shitet Donnarumma, për 60 apo 70 milionë euro, kuqezinjtë do të kenë një fond të rëndësishëm.

Gazetta “Tuttosport” ka shkruar se emri i parë në listë është ai i Memphis Depay i Lyon, i cili po shkëlqen në Ligue 1, pas përvojës së hidhur me Manchester United në Premier League.

Ndërkohë, në sulm është thuajse e sigurt se do të largohen Nicola Kalinic dhe Andres Silva, kësisoj blerja e qendërsulmuesit është prioritet për klubin, edhe në saj të kërkesës së vetme që ka bërë trajneri Gennaro Gattuso.

Edhe në rastin e qendërsulmuesit sytë e Milan janë të drejtuar nga Franca dhe synohen dy emra me përvojë të madhe ndërkombëtare si Radamel Falcao i Monaco dhe Edinson Cavani i Paris SG.

Related posts

COVID-19 “GROPOS” UEFA-N/ Shkurton premiot Champions edhe Europa League për 5 vitet e ardhshme

Delo.autor

SKANDALI/ Futbollisti i Realit pranon: Katër muaj BURG dhe GJOBË marramendëse

Isa.Autor

“Kondogbia është më i mirë se Pogba”, deklarata që bën Inter-in të fërkojë duart

Q.Autor

Leave a Comment