Futboll Sport

Mesfushori i njohur var “këpucët në gozhdë”: Jam vetëm 27-vjeç, por e kam pamundur të jem pjesë e padrejtësive

Roland Peqini është një nga lojtarët e njohur të kampionatit shqiptar. Mesfushori i njohur e ka nisur karrierën me Dinamon dhe më pas ka luajtur për një sërë skuadrash si Tirana, Kukësi, Elbasani apo edhe Tërbuni. Është vetëm 27-vjeç, por sot ka marrë vendimin drastik për t’i thënë lamtumirë futbollit.

Këtë e ka bërë me dije vetë ai përmes një postimi në rrjetet sociale ku i mëshon faktit se e ka të pamundur të jetë pjesë e padrejtësive dhe nuk duron faktin që cilësitë e tij duhet të vlerësohen nga njerëz të paaftë. Peqini ka vendosur t’i përkushtohet një tjetër profesioni, atij të trajningut në një nga palestrat e kryeqytetit.

Njoftimi (origjinal) i tij në rrjetet sociale:

Miqte e mi!

Emocione të forta kam përjetuar në futboll,më shumë sot që duhet t’i them me keqardhje “Lamtumirë”!

E kam nisur shume i vogel në Elbasan dhe më pas m’u dha shansi që të jem pjesë e Dinamos, Apolonisë, Tiranës, Kukësit,Terbumit dhe sërish në Elbasan për ta mbyllur sezonin prap me Dinamon që më dha emër dhe mbi të gjitha përfaqësim dinjitoz si dhe trofe, pa harruar edhe fanellën kuqezi!

Si dy here fitues i Superiores, si pjesmarres ne finalet e kupave dhe superkupave te futbollit shqiptar por edhe paraqitjeve me Kukësin deri në fazën “play off” të Europa League .Jam tepër i lumtur për këtë karrierë të pasur, por sot, i detyruar nga një obligim personal dhe që e shoh se është rruga ime e së ardhmes dua t’iu them se largohem nga fusha si futbollist.

Do t’i përkushtohem punës time në palestrën “Puma Fit Club” ku kam zgjedhur zonen e Crossfit qe ka qene gjithmone nje pasion i imi dhe per kete gje po ndjek e po bej nje specializim jashtë Shqipërisë .

E di qe eshte shume shpejt per tu larguar perfundimisht nga futbolli sepse forma ime fizike dhe pjekuria ne loje do ti jepte shume cdo ekipi ku do isha pjese .Por me karakterin qe kam e shikoj te pamundur te bashkejetoj me padrejtesite dhe mosvleresimin e personave te paafte qe nuk vleresojne talentet por e shohin futbollin si mundesi perfitimi.Falenderoj shume te gjithe ata qe kane punuar perkrah meje dhe me kane mbeshtetur e perkrahur duke me vleresuar.E natyrisht nuk mund te harroj kurre personat qe me nje vizion shume te ngushte ndaluan ecurine e karrieres time!!Uroj shume qe keta persona mos te jene me pjese e se ardhmes se futbollit shqiptar.Ne kete menyre do ecin perpara talentet e jo te perzgjedhurit per interes.

Edhe nje here faleminderit shume per emocionet qe me dhurove Futboll.

Related posts

“Tekanjozi” Nejmar, i mohon Kavanit rekordin për të arritur “pokerin” e parë

Q.Autor

MBETET NË FUQI BOJKOTI/ Daja përgatit skuadrën për fillimin e kampionatit, por me skuadrat e Superiores nuk ka…

Delo.autor

E PAPRITUR/ Trajneri i njohur shqiptar jep dorëheqjen gjatë intervistës në TV

Sadik.Autor

Leave a Comment