Futboll Seria A Sport

Befason Spalletti/ Lojtarët i kanë kryer detyrat, pavarësisht kualifikimit ose jo në Champions

Luciano Spalletti mendonë se Interi duhet të jetë i kënaqur e me arritje e këtij sezoni, pavarësisht nëse kualifikohet apo jo në Ligën e Kampionëve. Sonte, zikaltrit zhvillojnë ndeshjen vendimtare kundër Lazios, të cilën doemos duhet ta fitojnë për të marrë pjesë në garën më të madhe evropiane për klube.

“Ekipi është në formë të mirë dhe nuk duhet të kushtëzohet nga rezultati i javës së kaluar, sepse Sassuolo është një skuadër e fortë dhe nuk është e papritur që na mposhtën”. “Mbi të gjitha, lojtarët e mi mund të jenë të kënaqur me atë që kanë arritur këtë sezon”.

“Ndeshja e sotme do të tregojë nëse do të luajmë ose jo në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm, por ne kemi bërë përpjekje të mëdha gjatë gjithë vitit”.“Nuk ka rëndësi si do të shkojnë gjërat këtë mbrëmje, lojtarët i kanë kryer detyrat e tyre”.

“Nëse ia dalim, atëherë kjo do të jetë një përvojë e vlefshme për shumë lojtarë dhe do të ndihmojë në procesin e ngritjes së klubit”, ka deklaruar Spalletti për Mediaset Premium.

Related posts

KATAR 2022/ Bllokohen prenotimet dhe vendoset çmimi për hotelet. Ja sa do paguajnë tifozët për një natë…

Delo.autor

ZYRTARE/ Stadiumi i ri, “Fadil Vokrri” pret nesër “dritën jeshile”

Isa.Autor

Trajneri Valverde i shokuar nga veprimi i Sergi Roberto

Sadik.Autor

Leave a Comment