Gossip Sport

Liverpool me fat, ka tifozen më seksi shqiptare (FOTO)

Eni Koçi është një nga këngëtaret më seksi shqiptare. Bukuroshja me origjinë nga Shkodra vazhdon studimet e larta në Londër ndërsa sa vjen edhe bëhet më e bukur. 21-vjeçarja është përshtatur mjaft mirë me kulturën angleze ndërsa i ka hyrë në zemër edhe futbolli, sporti i preferuar i britanikëve.

Eni ka zgjedhur të bëjë tifozllëk për ekipin legjendar të Liverpool, i cili këtë vit ka siguruar finalen e madhe të Champions League, që do të luhet më 26 maj në Kiev.

“The Reds” do të kërkojnë që të ngrenë trofeun e rëndësishëm të Evropës ndaj 12 herë kampionëve të UCL, Real Madrid. Nuk e dimë ende nëse këngëtarja bionde do të presë një biletë për t’i ndjekur në stadium, por një gjë është e sigurt që ndryshe nga shumë vajza të tjera, do të përkrahë egjiptianin Mohamed Salah dhe jo yllin e “Los Blancos”, Cristiano Ronaldo. Bukuroshja ka postuar në profilin e saj disa foto me fanellën e legjendës së Liverpool, ish-kapitenin anglez, Steven Gerrard.

Related posts

BARDHEZINJTË NË FESTË/ Juve ka gati RINOVIMIN me SUPER sulmuesin deri në vitin…

Isa.Autor

PLAS SHERRI I FRIKSHËM NË GREQI/ Shkopa e flakadanë, tifozët e Olympiacos gjakosin ultrasit e Bayernit (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Dridhet “OLD TRAFFORD”! Pogba dëshiron të luajë te kjo skuadër

Sadik.Autor

Leave a Comment