Futboll La Liga Sport

FITOI DY HERË CHAMPIONS-IN ME REALIN/ Shoku i ngushtë i Ronaldos punon si… peshkatar

Ish-futbollisti i Real Madrid, Fabio Koentrao, ka filluar punën e ëndrrave të tij, atë si peshkatar. Këtë sezon portugezi vari këpucët në gozhdë në moshën 33-vjeçare, pas një karriere që nuk shkoi ashtu siç pritej.

Ndërkoh që në moshën 36-vjeçare Kristiano Ronaldo vazhdon të qëndrojë në majat më të larta të futbollit, miku i tij i ngushtë, Fabio Koentrao po jeton ëndrrën e tij për të punuar në det. Ish-mbrojtësi portugez bleu anijen e parë të peshkimit gjatë kohës që luante futboll duke rekrutuar 15 peshkatarë.

Tani Koentrao po punon me një kohë të plotë në këtë profesion pasi u tërhoq përfundimisht nga futbolli. “Jeta në det nuk është për të ardhur turp, ashtu si shumë njerëz mendojnë. Është një punë si gjithë të tjerat” u shpreh portugezi në një intervistë për Empowr Brands Channel.

Related posts

BOTËRORI 2022/ “Përbindëshi” nuk di të ndalet, Ronaldo shënon 2 gola në 5 minuta ndaj Luksemburgut (VIDEO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Goditje e dyfishtë për mbrojtjen, Flamurtari blindon repartin defensiv

Delo.autor

Lajm “bombë” nga Italia/ Ja cili është klubi i vetëm që mund ta transferojë Savic

Isa.Autor

Leave a Comment