Futboll Sport

Italia në finalen e kampionatit europian…

Italia U-17 do të luajë në finalen e kampionatit europian, pasi djemtë e drejtuar nga Carmine Nunziata kanë fituar 2-1 në gjysmëfinalen e luajtur ndaj Belgjikës, në veprimtarinë që po zhvillohet në Angli.

Talentet Gyabuaa dhe Vergani (sulmuesi i Inter ka shënuar katër gola në pesë ndeshje) realizuan për “axurrët”.

Ndeshja u dominua në pjesën e parë nga Italia, por ishte e vajtur deri në fund, pasi Vertessen shënoi barazimin e përkohshëm për belgët.

Në finale, italianët do të ndeshen me fituesen e gjysmëfinales tjetër mes Holandës dhe Anglisë

Related posts

KUPA E SHQIPËRISË/ Tronditet Tirana, eliminohet nga Korabi. Feston Dinamo, Teuta “shuplakë” Kastriotit

Delo.autor

SFIDA NDAJ VLLAZNISË/ Hallaçi: Kemi bërë merkato cilësore për të marrë maksimumin në çdo ndeshje

Delo.autor

VIDEO/ Autogoli më i bukur në botë, komentatori arab shokohet nga kjo ‘predhë’!

Q.Autor

Leave a Comment