Futboll La Liga Sport

LA LIGA/ Oblak: E ardhmja nuk është në dorën time

Jan Oblak nuk do ta detyrojë Atletico Madridin ta shesë duke thënë se vendimi për të ardhmen e tij është i klubit.

Portieri slloven cilësohet si më i miri në botë nga shumë analistë.

Oblak raportohet të jetë objektivi i Arsenal dhe Liverpool, me 25-vjeçarin që ka një kontratë deri në 2021.

Marrëveshja që do ta transferonte larg Atletico-s thuhet të jetë 100 milionë euro, dhe këtë e ka thënë vetë shefi ekzekutiv i klubit spanjoll.

Oblak është shprehur se është gati të qëndrojë te Atletico, duke shtuar se fokusi i tij është për të mbyllur sa më mirë sezonin aktual në La Liga.

“Njerëzit mendojnë dhe thonë gjëra,” shprehet Oblak pas triumfit të Europa League.

“Kam një kontratë këtu dhe nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Nuk varet nga unë.

“Për momentin, jam i lumtur këtu dhe nuk mendoj për asgjë përveç ndeshjes së radhës, ku na duhet një pikë për të qëndrua në vend të dytë.”

Related posts

LIVE/ Mbyllet pjesa e parë: Rezultat i papritur dhe spektakël në Skënderbeu-Laçi

Isa.Autor

ZGJEDHJET NË FSHF/ Ceferin mbërrin në Tiranë, zbulohet axhenda e kreut të qeverisë së futbollit europian

Delo.autor

Bellew replikon me Fury: Së bashku duelojmë në fund të vitit në Kardif

Sadik.Autor

Leave a Comment