Futboll Ligue 1 Sport

Neymar udhëton drejt Brazilit, PSG sqaron arsyet

Paris Saint Germain (PSG) njoftoi këtë të enjte se Neymar është kthyer edhe njëherë në Brazil. “Për shkak të mungesës së tij për ndeshjen në stadiumin e Caen, Neymar ka qenë i autorizuar të kthehet në Brazil për të vazhduar me programin e tij të punës”, tha klubi francez. PSG gjithashtu shpjegoi se, para se të fluturonte në vendin e tij, ylli brazilian mori pjesë të enjten në stërvitjen e skuadrës, ku ishte së bashku me shokët e tij, madje filloi dhe përgatitjet fizike dhe ato me topin. Nga ana tjetër, Thomas Tuchel, trajner i ri i PSG, do të prezantohet të dielën.

Neymar, lojtari më i shtrenjtë në botë (PSG e bleu nga Bracelona për 222 milionë euro në verën e vitit 2017), më 25 shkurt vuajti nga një thyerje e kockës së pestë metatarsale gjatë ndeshjes kundër Marseille, ku më pas u detyrua që të operohej në Brazil, gjë që nuk e ka lejuar që të luajë me ekipin e tij këtë sezon, ku shpreson që të jetë në maksimumin e tij për Botërorin me “kanarinat”.

Thomas Tuchel do të prezantohet si trajneri i ri i PSG-së këtë të diel duke zëvendësuar spanjollin Unai Emery, sipas njoftimit të klubit francez, i cili tha se në këtë ceremoni do të marrë pjesë dhe presidenti i parisienëve, Nasser Al-Khelaifi. Tuchel, 44 vjeç, u njoftua të hënën më 14 maj si trajneri i PSG, ekip të cilin do ta trajnojë për dy sezonet e ardhshëm. 

Related posts

Deklarata e Ramos përpara se të largohej i nevrikosur nga konferenca për shtyp

Sadik.Autor

Fellaini nuk i ndahet Moyes-it, bashkohen tek West Ham?

Q.Autor

Largimi i Gjokës nga VLLAZNIA, ja kush pritet t’ia zërë vendin

Sadik.Autor

Leave a Comment