Futboll Seria A Sport

E PABESUESHME, Milani vendos çmimin për shitjen e Donnarummës

Interesimi për një nga portierit më premtues të së ardhmes vijon të jetë tejet i lartë, edhe pas verës së vitit të kaluar që kaloi mes tensionesh për shkak të deklaratave të agjentit që mbron interesat e tij dhe klubit ku luan.

Po flasim për 19-vjeçarin Donnarumma të Milanit, për të cilin janë vënë në radhë klubet më të rëndësishme të Europës.

Së pari Paris Saint Germain, por pa harruar Manchester United (nëse Reali do të tentojë të blejë David De Gean), por edhe vet klubi madrilen i drejtuar nga Zinedine Zidane.

Por, kësaj here Milani nuk mund të dorëzohet kollaj. Pas zyrtarizimit të firmës me veteranin spanjoll, Pepe Reina, që do të kalojë nga Napoli te “djalli kuqezi” vitin e ardhshëm me kosto zero, klubi nga rruga “Aldo Rossi” ka përcaktuar çmimin për të gjithë të interesuarit për shërbimet e Donnarummës.

Milani nuk do ta lejojë largimin e tij pa arkëtuar të paktën 70 milionë euro, një shumë që do të ndihmojë së tepërmi klubin kuqezi për t’u fokusuar në merkaton verore për përforcimin e skuadrës. “Djalli”, sigurisht nuk mund t’i lejojë vetes të mbajë në ekip një treshe portierësh që kapin koston e mbi 10 mln eurove nga pagat (6 mln Donnarumma, 1 mln vëllai Antonio Donnarumma, 4 mln Reina).

Related posts

E BUJSHME/ Juventusi merr vendimin PËRFUNDIMTAR për “yllin” e ekipit

Isa.Autor

Gareth Bale shkakton grindje në dhomat e zhveshjes pas kërkesës për transferim

Q.Autor

ZYRTARE/ Arrihet marrëveshja, Laçi firmos kontratën me ish-mesfushorin e Bylisit…

Delo.autor

Leave a Comment