Bundesliga Futboll Sport

Wolfsburg fiton betejën, e parë për mbijetesën në Bundesligë ndaj Holstein Kiel

Wolfsburg e ka fituar ndeshjen e parë për mbijetesen në Budesligë pasi që ka mposhtur me rezultat 3-1, skuadrën e Holstein Kiel

Wolfsburg do të shkon në Kiel me një avantazh prej 3-1 pasi që ka mposhtur me këtë rezultat Holstein Kiel në Volkswagen Arena.

Skuadra Bruno Labbadia ka qenë më e mirë që nga fillimi i kësaj ndeshje.

Goli i parë u shënua nga ish sulmuesi i Liverpool Divock Origi në minutën e 13, por Kiel u kthye në lojë pasi që barazuan rezultatin në 1-1 nga Schindler në minutën e 34’të.

5 minuta para se të përfundoi pjesa e parë Wolfsburg shënoi golin e radhës së epërsisë. ‘

Kësaj radhe golashënues ishte Josip Brekalo.

Në pjesën e dytë u shënua vetëm një gol dhe ai ishte prapë në dobi të Wolfsburgut.

Golin e tretë për Volksburg e shënoi Yunus Malli në minutën e 56’të.

Wolfsburg pritet që të hënën të shkojë në Kiel, ku shpreson që ta ruaj këtë epërsi që do ta mbante skuadrën edhe për sezonin e ardhshëm në Budesliga.

Related posts

VITET PËR TË JANË THJESHT SHIFRA/ Messi shpallet “MBRETI” i shtatorit në Spanjë (VIDEO)

Isa.Autor

TIRANA-EGNATIA/ E pabesueshme, Hoti realizon një SUPER GOL për “Bardheblutë” (VIDEO)

Delo.autor

“PLESHTI” I DHURON TITULLIN BARCELONËS/ Askush si argjentinasi në shekullin e 21-të (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment