Futboll Seria A Sport

Trondit sulmuesi i Juventusit: Mendova ta lija futbollin për nënën time…

Një sezon i uljeve dhe ngritjeve për Gonzalo Higuain, i cili me Juventusin solli në shtëpi një “dopietë” sezonale. Pasi fitoi titullin e radhës në Seria A, sulmuesi argjentinas ka zbuluar një “backstory” të dhimbshme në lidhje me jetën e tij private.

I intervistuar me mikrofonët e TNT Sports, “Pipita” kthehet prapa: “Sëmundja e nënës sime ishte një gjë e tmerrshme, isha afër largimit nga futbolli. Vazhdova, sepse ajo më tha të mos e braktisja sportim e zemrës, futbollin. Ajo më solli në jetë dhe, në një profesion të tillë, duhet të keni njerëz të mirë në anën tuaj”.

Shpesh, gjatë sezonit, Higuain iu desh të përballet me kritika të shumta: “Zakonisht, kritikët kanë qëllime të mira, të sulmojnë për golat që nuk keni shënuar, por jo për 300 gola të tjerë, që keni bërë”. Tani është koha për Kupën e Botës me Argjentinën: “Ideja ime është ta ndihmoj “seleccionin”, gjithmonë i japim gjithçka vendit tonë”.

Related posts

LIVE/ Partizani-Teuta: Durrsakët krijojnë pak, të kuqtë në kërkim të golit të tretë (VIDEO)

Isa.Autor

REVOLUCIONI TEKNIK/ Formula 1 ndizet për epokën e re. Makina më të shpejta në vijë të drejtë dhe dilema në kthesa

F.autor

SULMUESI SHQIPTAR PËSON NJË DËMTIM/ Përfundon sezoni për Adnan Januzajn

Delo.autor

Leave a Comment