Futboll Sport

Zyrtare, Roberto Martinez në krye të Belgjikës deri në vitin 2020

Federata Belge e Futbollit ka vendosur të zgjatë edhe për dy vite kontratën me trajnerin e përfaqësueses Roberto Martinez. Vetëm pak javë para startit të Botërorit “Rusi 2018”, qeveria e futbollit në Belgjikë është bindur plotësisht se spanjolli është njeriu i duhur për t’i udhëhequr “Djajtë e Kuq” drejt finaleve të “Euro 2020”.

Martinez e mori detyrën pas finaleve të “Euro 2016”, duke e drejtuar me sukses dhe autoritet skuadrën në eliminatoret e Botërorit. “Djajtë e Kuq” në 10 ndeshje kualifikuese arritën të fitonin 9 dhe barazonin vetëm një takim, duke siguruar kualifikimin si të parët e grupit. Belgjika është një nga përfaqëaueset me talente të jashtëzakonshme në përbërje, si Courtois, Lukaku apo Hazard, dhe shihet si skuadra që mund të bëjë surprizën në “Rusi 2018”.

Related posts

Andres Iniesta prezantohet në Japoni te Vissel Kobe

Sadik.Autor

MBI KAMPIONATIN ITALIAN/ Seedorf: Serie A do të jetë e ekuilibruar, por 2 klube kanë diçka më shumë

Delo.autor

Conte nuk është i shqetësuar për të ardhmen te Chelsea

Sadik.Autor

Leave a Comment