Futboll Premier League Sport

Ish-trajneri i Manchester City, kandidati kryesor për stolin e West Ham…

Ish-trajneri i Manchester City, Manuel Pellegrini, është kandidati kryesor për t’u bërë trajneri i ri i West Ham, sipas asaj që bën të ditur shtypi britanik.

Londinezët synojnë të caktojnë trajnerin e ri brenda dhjetë ditëve, pasi vendosën të shkarkojnë David Moyes, pak ditë më parë. Më saktësisht, vendosën të mos e rinovojnë kontratën e skocezit, që e mbylli kampionatin në vendin e 13-të.

Një nga objektivat e West Ham, Paulo Fonseca, rinovoi kontratën me Shakhtar Donetsk, duke u detyruar drejtuesit e këtij klubi të hidhen në sulm për të marrë Pellegrni, teksa mbajnë një sy hapur edhe për Rafael Benitez të Newcastle.

Pellegrini, aktualisht te Hebei China Fortune në Kinë, ka qenë trajner i Villarreal, Real Madrid dhe Malaga, përpara se të fitonte titullin kampion me Manchester City, nga ku u largua në vitin 2016.

Related posts

DIJON MBIJETON NË LIGUE 1/ Çfarë gafash portieri i Lens (VIDEO)

Delo.autor

KËRÇIKU PROVON NJË TJETËR PROFESION/ Shikoni si këndon mbrojtësi para shokëve të ekipit të ri (VIDEO)

Delo.autor

PO SHKËLQEN NË PREMIER/ Pas një asisti nga Abraham, Ziyech ZHBLLOKON sfidën ndaj Burnley (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment