Futboll Seria A Sport

SERIE A/ Portieri i qëndron besnik Romës: Tani mendoj vetëm për Brazilin…

Në një intervistë në pasditen e sotme, Alisson ka folur për të ardhmen e tij te Roma: “Zoti e di se çfarë do të ndodhë. Unë e jetoj çdo moment me intensitet dhe kjo është ajo që kam bërë gjatë këtij sezoni. Çdo ditë kam dhënë maksimumin në stërvitje dhe ndeshje, sepse ndihem shumë mirë te Roma.”

Më pas ai shtoi: “Nuk mendoj për të ardhmen, sepse jam i lumtur në Romë. Tani mendoj vetëm te Brazili, jam i përqendruar vetëm te Kupa e Botës, më pas të shohim se çfarë do të ndodhë.”

Ndërkohë mësohet se Alisson nuk do të luajë në ndeshjen e fundit të kampionatit, të dielën kundër Sassuolo, pasi do të kursehet nga trajneri Di Francesco, për më tepër do t’i jepet një mundësi portieri të dytë të ekipit Skorupski.

Related posts

“SA E ÇUDITSHME PA RAMOS DHE VARANE”/ Kroos: Alaba me rrogë stratosferike? E drejtë, ja si e mendoj…

Delo.autor

ITALI-GREQI/ “Azzurrët” synon të vazhdojë serinë e fitoreve radhazi (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Lajmi i fundit/ Armando Sadiku drejt La Ligas në Spanjë për 1 milion euro

Q.Autor

Leave a Comment