Futboll La Liga Sport

Ronaldo ka frikë nga burgu, ka një propozim për shtetin spanjoll

Kështu CR7 i ka ofruar “Thesarit Spanjoll” që të paguajë 14 milionë euro dhe të pranojë akuzat për mospagim taksash, e ta mbyllë çështjen gjyqësore. Sipas “EL Mundo-s”, portugezi gjithashtu kërkon që edhe menaxheri i tij Jorge Mendes të mos të dënohet.

Sipas “Thesarit Spanjoll”, lojtari nuk ka paguar 14.7 milionë euro taksa, nga fitimet e tij nga të drejtat e imazhit gjatë periudhës kohore 2011-2014. Prokurorët ia kanë bërë të qartë se ata do ta detyrojnë futbollistin që të paguajë taksat e prapambetura dhe gjithashtu mund ta dënojnë me një gjobë prej 100 milionë eurosh.

Nëse “Thesari Spanjoll” refuzon propozimin bërë nga CR7 dhe nëse Gjykata e shpall fajtor, atëherë ylli i Realit mund të dënohet edhe me 3 vite heqje lirie. Në 2017-ën, sipas revistës “Forbes” Ronaldo fitoi 97 milionë euro. Ai kërkon që ta mbyllë këtë çështje me drejtësinë spanjolle përpara datës 14 qershor, kur do të nisë Kupa e Botës.

Related posts

U TRANSFERUA TEK KAMPIONËT E TURQISË/ Radamel Falcao debuton me gol me Galatasarayn

Delo.autor

KRIZË TOTALE/ “Djalli” në pikiatë, por Pioli nuk rrezikon. Leao mbetet çështje

F.autor

INAGUROHET STATUJA E IKONËS SË FUTBOLLIT/ Në aeroportin e Buenos Aires ju mirëpret… Maradona

Delo.autor

Leave a Comment