Futboll La Liga Sport

Ramos publikon këngën “rap” në prag të finales së Champions

Sergio Ramos ka publikuar këngën e tij debutuese të zhanrit “rap” në prag të finales së Champions League.

Vetëm disa ditë përpara se Ramos të pretendonte se Real Madrid është mësuar të fitojë titujt më të rëndësishëm evropianë, spanjolli ka publikuar një këngë rap duke festuar titujt e mëparshëm.

Në tekst ai mburret duke thënë se është “MVP i Champions League” dhe “mbrojtësi më i mirë i globit”.

Ramos postoi një video në Instagram, bashkë me një link ku mund të shkarkohet kënga në platforma të ndryshme.

“Shtëpia ime, disa miq, shumë magji dhe ky është rezultati: jeta ime,” shkruan 32-vjeçari. “Dhe shumë rreshta mbeten për t’u shkruar. Faleminderit atyre që më kanë mbështetur deri tani.”

Related posts

“EURO 2020″/ UEFA i habit të gjithë, shikoni kush është zgjedhur njeriu i ndeshjes Danimarkë-Belgjikë

Delo.autor

NË KËRKIM TË “TOPIT TË ARTË”/ Mësohen 30 kandidatët, kush fiton?

F.autor

JO VETËM FUTBOLLIST/ Ja fiksimi i fundit artistik të Sergio Ramos… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment