Futboll Seria A

Fiorentina kërcënon Milanin, e pamposhtur në 6 ndeshjet e fundit

ilan, pas fitores dramatike të arritur në çerekfinalet e Kupës së Italisë kundër Inter, do të kërkojë ta mbyllë 2017-ën me një fitore në fushën e Fiorentina-s mesditën e së shtunës (12:30). Kuqezinjtë do të paraqiten në këtë takim pasi kanë humbur dy ndeshjet e fundit të luajtura në kampionat. Skuadra e Gattuso mban vendin e 11-të në renditje, por pavarësisht nga kjo ecuri e keqe, kuqezinjtë janë vetëm 3 pikë larg vendit të gjashtë që mbahet nga Sampdoria dhe që siguron kualifikimin në Europa League.

Fiorentina, nga ana tjetër, duket se ka gjetur rrugën e duhur, duke parë se nuk ka pësuar asnjë humbje në gjashtë ndeshjet e fundit të kampionatit. Pavarësisht se barazimet e marra kundër Spal dhe Genoa-s nuk kanë qenë shumë mbresëlënës, skuadra e Pioli-t ka arritur gjithsesi të marrë pikë dhe humbja e tyre e fundit në kampionat ka qenë në fundin e muajit tetor, 2-1 kundër Crotone-s.

Ndërkohë, skuadra vjollcë ka qenë e pamposhtur në 25 nga 28 ndeshjet e fundit të Serisë A që ka luajtur në shtëpi, por nuk fiton kundër Milan që nga 2015-a. Në 5 nga 6 ndeshjet e fundit që Fiorentina ka luajtur në shtëpi janë realizuar nën 2.5 gol.

Related posts

Ankohet Paul Pogba: Nuk po luaj në vendin e duhur te Franca

Sadik.Autor

Xavi: Këto janë skuadrat favorite në Ligën e Kampionëve

Sadik.Autor

Tifozët SHQIPTAR të Liverpool takojnë Shaqirin, firmos FLAMURIN KOMBËTAR (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment