Futboll Seria A

Allegri tregon objektivat: Ndaj Veronës vlejnë vetëm 3 pikët

Juventusi do të kërkojë nesër ta mbylle vitin 2017 me një fitore, teksa do të luajë në fushën e Veronës, ku bardhezinjtë nuk fitojnë që prej vitit 2001.

Edhe pse kjo duket një ndeshje e lehtë për kampionët e Italisë, trajneri Massimiliano Allegri shprehet se fitorja nuk arrihet në media por në fushë.

Në letër duket ndeshje e lehtë, por luhet në fushë dhe duhet ta tregojmë që jemi superiorë në fushë. Këtu kemi humbur disa herë, por duam 3 pikët dhe kjo ka më shumë rëndësi. Nëse në ndeshjet direkte për titull mund të ndodhë çdo gjë, në ndeshje të tilla duhet vetëm fitorja”, tha Allegri.

Trajneri kërkon nga ekipi vetëm fitoren dhe 3 pikët, asgjë tjetër. “Duhet fitorja, për të mos hedhur në arë atë që kemi ndëërtuar me kaq kujdes muajin e fundit, ku kemi qenë fantastikë. Duhet të vijojmë serinë pozitive dhe të qëndrojmë pranë Napolit në renditje, për ta mbyllur këtë vit në mënyrën më të mirë të mundshme”, u shpreh më tej trajneri i bardhezinjve Allegri.

Në këtë ndeshje, Juventusi do të luajë pa disa nga titullarët, si Buffon, Pjanic, De Sciglio dhe Cuadrado, lojtarë të rëndësishëm që mund të ndikojnë shumë në rendimentin e skuadrës.

Related posts

“ÇMENDURIA” NDODH NË SERIA A/ Shënohen dy gola në minutën e 90+6’ dhe 90+10’ (VIDEO)

Isa.Autor

RRËFIMI/ Leo Messi: Fillimet e vështira dhe “profesor” Ronaldinho

F.autor

CANA VIZITON “ARENËN KOMBËTARE”/ Shikoni pamjet fantastike të impiantit modern (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment