Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ Tronditet Aubameyang, vjen dënimi 4 vite pas incidentit

Lajme të këqija nga Italia për Pierre-Emerick Aubameyang. Sulmuesi i Arsenal, i paguar 64 milionë euro, rrezikon shumë për një çështje që nuk ka lidhje me futbollin.

Lojtari ka refuzuar t’u nënshtrohet testit të alkoolit në 2014-ën dhe është dënuar me 4 muaj, plus pezullimin e patentës për gjashtë muaj. Sulmuesi është ndalur nga policia pasi ka dalë nga një diskotekë, teksa ishte në drejtimin e Maserati-t të tij.

Ai, që nuk ka pasur as patentën me vete, ka refuzuar t’i nënshtrohet testit dhe çështja ka përfunduar në gjyq. Pas katër vitesh ka ardhur vendimi i gjyqtarit, që e ka dënuar lojtarin me 4 muaj.

Tani duhen pritur zhvillimet e mëtejshme të çështjes, por duket se ish-sulmuesi i Dortmund do të kalojë një verë shumë të nxehtë.

Related posts

LIVE/ Mbyllet ndeshja Manchester United-Wolves. Rezultati 1-0

Delo.autor

I JASHTËZAKONSHËM/ “Pleshti” i përgjigjet Aspas, i tregon si shënohet nga goditjet e dënimi (VIDEO)

Delo.autor

“DO DOJA QË TIFOZERIA TË TËRHIQTE SKUADRAT”/ Flet Redi Jupi para derbit: Ekipet janë të kënaqura me…

Delo.autor

Leave a Comment