Futboll Sport

Vllaznia i kundërpërgjigjet Kamzës: Ndal gjuhës së shpifjeve dhe trillimeve!

Kamza shigjetoi hapur drejtuesit e kuqebluve të Shkodrës, me emër të përveçëm Armir Grimën, që është edhe trajneri i kombëtares sonë të femrave, ndaj nuk ka vonuar kundërpërgjigjia nga kryeqendra e veriut. Përmes një deklarate për shtyp, KF Vllaznia kërkon të ndalet gjuha e shpifjeve dhe trillimeve:

“KF Vllaznia është i detyruar të reagojë pas akuzave të shpërndara nga FK Kamza, të cilat cënojnë rëndë imazhin e klubit tonë dhe të futbollit shkodran. Asnjëherë nuk kemi dashur të merremi me të tilla deklarata dhe gjithmonë i kemi injoruar. Por, reagimet nga FK Kamza prej 6 muajsh nuk kanë qenë aspak të hijshme, me deklarata të qëllimshme të drejtuesve të saj, duke anatemuar gjithnjë Vllazninë.

Kjo nuk është aspak e drejtë, sepse klubi ynë nuk është marrë asnjëherë me kundërshtarët. Deklarata e fundit, e bërë mbrëmbjen e djeshme, është shumë e rëndë. Të gjithë e dinë që KF Vllaznia është një klub, që funksionon me buxhet të miratuar nga Bashkia Shkodër dhe tentativa të tilla, siç thotë klubi i Kamzës, as nuk mund të mendohen.

Përpos të gjithë këtyre gjërave, ajo që na habit është se FK Kamza, që një natë para ndeshjes së saj, e di se kush është arbitri! Si ka mundësi një gjë e tillë, kur askush nuk e di emrin e arbitrit, përveç kamzalinjëve? Si ka mundësi që Hamiti konsiderohet “komshi i shkodranëve” nga drejtuesit e Kamzës, ndërkohë që ai është shpallur “non grata” prej javësh nga Vllaznia!

KF Vllaznia iu bën thirrje publike drejtuesve të Kamzës të ndalin gjuhën e shpifjeve dhe trillimeve, të nisura prej javësh, dhe të shohin punën e tyre, sepse kjo nuk është në të mirën e futbollit shqiptar, nuk është në të mirën e dy qyteteve”.

Related posts

FORMULA 1/ Parashikimi i frikshëm, ja çfarë mund të ndodhë nëse nuk zhvillohet Botërori këtë vit

Delo.autor

I FRYMËZUAR NGA RONALDO “FENOMENI”, POR ME AMBICE…/ BBC-ja i dedikon një shkrim Armando Brojës

Delo.autor

Futbolli Europian/ Ndeshjet më interesante të ditës së sotme në Angli, Spanjë dhe Itali

Isa.Autor

Leave a Comment