Europa League Futboll Sport

Goditi arbitrin, Simeone rrezikon të humbasë finalen e “Europa League”

Atletico Madrid, duke patur parasysh episodet, ka marrë një rezultat tepër pozitiv mbrëmë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të “Europa League” kundër Arsenal.

 

Skuadra madrilene mbeti me një lojtar më pak në minutën e 10-t pasi Vraslajko mori kartonin e dytë të verdhë. Pas tij në tribunë përfundoi edhe Simeone, i cili iu hakërrua gjyqtarin duke e quajtur ‘bir ku*ve’.

 

Në fund rezultati i buzëqeshi spanjollëve pasi ndeshja u mbyll 1-1, por për Simeone ka nisur një hetim nga UEFA. Nëse provohet se ai i ka lëshuar këto fjalë ndaj Klement Turpin atëherë argjentinasi rrezikon një pezullim me 3 ndeshje në kompeticionet europiane.

Ky dënim, do të bënte që Simeone të humbiste kështu edhe finalen e “Europa League” në Lyon, gjithmonë nëse Atletico Madrid arrin të kualifikohet.

Related posts

PIKETOHEN 6 FUTBOLLISTË PËR LARGIM/ Sarri ndryshon mendje për Khedirën, ja arsyeja

Delo.autor

JUVENTUS-PARMA/ Sarri kërkon fitore për t’u shkëputur nga Inter (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Titulli i hequr i Skënderbeut, ja kur pritet të merret vendimi nga KAS-i

Q.Autor

Leave a Comment