Futboll Premier League Sport

Pellegrini rikthehet në Angli, pranë firmës me skuadrën e “shejtorëve”

West Ham insiston të rikthejë në Premier League trajnerin kilian, Manuel Pellegrini. Ky i fundit është nën kontratë në kampionatin kinez me Hebei Fortune por dëshiron të rikthehet në një kampionat elitar si Premier League dhe ua ka bërë të qartë drejtuesve të klubit për synimet e tij.

Te West Ham po presin vetëm lëvizjen e Pellegrinit për ta zyrtarizuar më pas në stol teksa bisedimet e palëve janë përshpejtuar. Hammers-at kanë menduar që në mars për ish trajnerin e Real Madrid dhe Manchester City por vetëm me largimin e David Moyes nisën lëvizjet e para dhe gjasat janë që brenda 10 ditësh gjithçka të zyrtarizohet.

Related posts

DERBI I LONDRËS/ Chelsea mposht skuadrën e Mourinhos dhe ngjiten në vendin e gjashtë

Delo.autor

MUNGON KONTRATA E RE ME INTERIN/ Wanda Nara flet për klubin e ardhshëm të Icardit

Isa.Autor

ERDHI ME BUJË TË MADHE Ë VERË/ Mediat gjermane tallen më sulmuesin e Manchester United

Delo.autor

Leave a Comment