Futboll Sport

Kërcënohet arbitri Hamiti: Këtë herë nuk ta fal kush!

“Mos u mendo hiç o Hamit! Mbaje mire sot, mos u tall me Kamzën dhe kamzalinjtë. Ti je një herë me shenjë të zezë në fytyrë kur rrezove Tiranën nga Superiorja. Mos e përsërit gabimin sërish, se nuk ta fal kush kësaj here…”, shkruhet në faqen e Kamzës. Ndeshja luhet prej orës 16:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në “Supersport”. Për Kamzën fitorja me Laçin është rezultati i vetëm që tentojnë, pasi duan të sigurojnë mbijetesën në Kategorinë Superiore matematikisht. Momentalisht ata kanë pesë pikë më shumë se Vllaznia, por nëse shkodranët fitojnë të dyja ndeshjet dhe Kamza nuk arrin të marrë dy pikë, atëherë rikthehet sërish në të Parën. Nëse merr vetëm një pikë, atëherë gjithçka do të varej nga golaverazhi. Me Laçin sot është edhe një ndeshje kunji, ndaj pritet të zhvillohet një ndeshje e fortë në fushën e blertë. Në tre takimet e mëparshme me kurbinasit, Kamza ka marrë gjashtë pikë. Sot u mungon kapiteni Sebino Plaku, një lojtar shumë i rëndësishëm.

Related posts

PASI U BË KAMPION I PADISKUTUESHËM/ Khabib tërhiqet nga UFC me 29 fitore e asnjë humbje

Delo.autor

SKANDAL/ “Pis m*ti, palaço… Ju jeni pisa”, trajneri i Laçit rreh fëmijët pse humbën ndeshjen (VIDEO)

Delo.autor

Rrëfehet Hazard/ Nëse Real Madridi më do mua, e di se çfarë duhet të bëjë…

Sadik.Autor

Leave a Comment