Futboll La Liga Sport

Një ofertë e papritur mund të largojë Luis Suárez nga Barcelona

Të gjithë flasin për Neymar e Griezmann, por surpriza e vërtetë e verës mund të jetë Luis Suárez. Sulmuesi uruguajan duket se ka marrë një ofertë të mirë që e ka bërë të mendohet dy herë për të ardhmen e tij në skuadrën katalanase.

Sipas asaj që raportohet në mediet spanjolle, blerja e Griezmann nga Barcelona është pothuajse e mbyllur, por rrjedhimisht kjo mund të sjellë edhe mbylljen e karrierës së uruguajanit në “Camp Nou”. Barcelona kërkon t’i japë francezit një kontratë të artë që për nga vlera të jetë e dytë vetëm ndaj asaj të Messit.

Nga kjo situatë është gati të përfitojë Interi, që duket se ka hedhur hapat e parë në këtë drejtim. Zikaltrit kanë bërë një propozim konkret, por gjithçka do të varet nga sfida e të dielës me Lazion që vlen një vend në Champions League për sezonin e ardhshëm. Sepse përveç ofertës financiare futbolli elitar është joshja më e mirë që mund t’i bëhet lojtarit.

Interi me shumdësi nuk do të ketë në radhët e veta Mauro Icardi-n sezonin e ardhshëm dhe numri 9 i Barçës shihet si njeriu ideal për të rifilluar një etapë të re në historinë e klubit.

Related posts

Zikaltërit të “çmendur” pas kilianit, marrëveshja mbahet peng nga mesfushori i Interit

Isa.Autor

E BUJSHME/ Nuk “nderon” vetëm SHQIPËRIA, KOSOVA arrin fitore HISTORIKE

Isa.Autor

LIVE/ Starton Derbi i Italisë Inter-Juventus

Delo.autor

Leave a Comment