Futboll Sport

Mezani i lumtur për rezultatin: Duhet të siguronim Europën

Laçi i prishi situatën Kamzës me fitoren e sotme, por Gentian Mezani iu gëzohet lojtarëve të tij dhe rezultatit që ishte shumë i favorshëm për të siguruar vendin e katërt në tabelën e klasifikimit për të siguruar pjesëmarrjen në Europë.

“Deri në atë moment po administronim mirë lojën. Goli në fillim të ndeshjes na dha pak qetësi. Një keqkuptim i mbrojtësve të qendrës, solli dhe golin e barazimit. Do të na duhej të evitonin atë gol. Janë dhe 90 minuta, neve na duhet që të luajmë dhe të mbrojmë vendin e katërt. Shpresojmë që t’ia arrijmë qëllimit”.

“Mua më vjen keq, sepse pa diskutim nuk mund të jem i kënaqur për rënien, por ka edhe një ndeshje. Është e kot të flas sepse ka dhe një ndeshje, por unë duhet të shihja objektivat e mia. Luajtëm për vete. Na ka mbetur vetëm një ndeshje, në Laç, shpresoj që ta arrijmë”.

Shtubina – “Për momentin ishte i mërzitur, por kemi punuar duke menduar ndeshjen tonë. Kemi punuar që të arrijmë objektivin tonë. Pjesa tjetër është problemi i Shtubinës”.

“Skuadra ka arritur pjekuri. Nuk është ai ekip i dy fazave të para për shkak të lodhjes, por pjekuria po shfaqet dhe kjo është kënaqësi për mua. Kjo ka qenë ndeshje karakteri”.

Related posts

E BUJSHME/ Formula 1 zgjeron kufijtë, garë qytetase edhe në Izrael

Delo.autor

E TRISHTË/ U VRA nga HAJDUTËT, medalistit olimpik i jepet lamtumira

Isa.Autor

JAVA 22 NË SUPERIORE/ Formacionet dhe trajnerët më të mirë e më të dobët (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment