Futboll Sport

Dalipi: Ndeshje e vështirë, por merituam fitoren

Partizani arriti të bëjë të lehtë, një transfertë të vështirë, siç ishte ajo ndaj Flamurtarit. Kryeqytetasit fituan me rezultatin 1-2 dhe mbetën në garë për një vend në Europa League, teksa tashmë çdo gjë e kanë në këmbët e tyre.

Një fitore e vështirë, por e merituar, në rrugën drejt Europës…
Ishte një ndeshje shumë e vështirë. Gjetëm dy gola, por Flamurtari na vuri në vështirësi. Abdurrahimi shënoi një gol mjaft të bukur. Patëm vështirësi në fillimin e të dytës. Shpresojmë të fitojmë edhe takimin e fundit, dhe tek një gabim i Laçit për Europën.

Sa të motivuar janë lojtarët në këtë fund sezoni?
Skuadra është e motivuar, sepse kisha lojtarë luksi në stol, por ne duhet të tregohemi profesionistë. Llogaritë duhet t’i bëjmë vetëm në ndeshjen e fundit.

Mendoni se mund të ketë shumë largime nga ky grup?
Nuk mund të jap një mendim përfundimtar, por unë mendoj që boshti i skuadrës të ruhet. Kemi lojtarë cilësore, por ata kanë dashur kohën e tyre të përshtateshin. Për këtë më vjen keq, pasi patëm disa javë pozitive, por ramë në disa ndeshje dhe nuk ia dolëm të ringriheshim. Tani në fund impenjimi bie, por unë jam i kënaqur me performancën.

Related posts

Këpucët e Salah iu bashkohen faraonëve të lashtë në Muzeun Britanik

Sadik.Autor

PARA SUPER SFIDËS CHAMPIONS/ Tifozët përcjellin me brohoritma Barcelonën nga hoteli (VIDEO)

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Barcelona dhe Napoli ndahen në paqe, Rangers fundos Dortmund-in

Delo.autor

Leave a Comment