Futboll Sport

“LARGOJE ATË M*T NGA ATY…”/ Granit Xhakën nuk e mbajnë nervat. Shpërthen ndaj shokëve të skuadrës

Arsenali nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Slavia Pragë në shtëpi, në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen në Ligën e Europës.

“Topçinjtë” kaluan në avantazh në minutën e 86’, por 5 minuta më vonë, çekët barazuan shifrat, që nuk ndryshuan deri në fund. Kjo e ka nervozuar së tepërmi mesfushorin shqiptar, Granit Xhaka, i cili ka shpërthyer ndaj shokëve të skuadrës.

“Largojeni atë m** topi nga aty”, mësohet t’iu ketë bërtitur Xhaka shokëve të skuadrës, pas pësimit të golit. Ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave në Çeki, ku skuadra e Artetës do të kërkojë me çdo kusht kualifikimin.

Related posts

Milani dëshpëron tifozët: Nuk do të blejmë lojtarë në janar

Q.Autor

SERIE A/ Atalanta merr një pikë të artë ndaj “Zonja e Vjetër”, Inter mposhtet me “poker” dhe rrezikon Champions-in

Delo.autor

KATAR 2022/ Pas një SUPER ASIST nga Bardhi, sulmuesi Pandev ndëshkon Gjermaninë me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment