Sport Të tjera

Xhiro: Froome tregon forcën, fiton maloren më të vështirë të Europës

Çiklisti britanik Chris Froome, 4 herë fitues i turit të Francës dhe një herë i Vueltës së Spanjës, fitoi sot etapën e 14-të të Xhiros së Italisë, San Vito-Zoncolan (186km e gjatë), etapën më të vështirë të edicionit të 101-të të këtij turneu, duke prerë i pari vijën e finishit pas 5h25’31”. Kjo ishte etapa më e vështirë, me një malore 10.5km e gjatë në fundin e saj, një malore e tmerrshme për pjesëmarrësit, e konsideruar si më e vështira në Europë në këtë sport.

Froome tregoi se është një kampion i këtij sporti, duke u shkëputur në kilometrat e fundit dhe mbërriti i vetëm në finish, por nuk arriti të shkëputej shumë nga patrioti i tij Simon Yates, kryesuesi i Xhiros, që u rendit i dyti me vetëm 6 sekonda vonesë. Yates rezistoi dhe falë këmbënguljes arrin të mbajë edhe kryesimin e këtij turneu, duke veshur sërish fanellën rozë të liderit. Ndërsa i treti sot u rendit italiani Andrea Pozzovivo, që mbërriti në finish 23 sekonda pas fituesit.

Një garë pa shumë bujë bëri çiklisti shqiptar Eugert Zhupa (ekipi Wilier Triestina-Selle Italia), që garon për të katërtin vit me radhë në këtë turne. Zhupa u klasifikua në vendin e 160-të sot, duke mbërritur në finish pas 31’06”, ndërsa në klasifikimin e përgjithshëm, shqiptari ndodhet në vendin e parafundit, i 165-ti, me më shumë se 3 orë nga Yates.

Related posts

“EL CLASICO”/ Prania e Ronaldos në Bernabeu, ja çfarë thotë Sergio Ramos

F.autor

AS NEYMAR AS MBAPPE/ Një spanjoll kalon në avantaz PSG kundër Liverpoolit (VIDEO)

Isa.Autor

A DO TË HAPEN STADIUMET NË SERIE A? Vjen përgjigjja e prerë e autoriteteve

Delo.autor

Leave a Comment