Futboll Premier League Sport

Danilo pranë largimit nga City, Roma dhe Interi mendojnë për brazilianin

Mbrojtësi brazilian, Danilo u largua vitin e kaluar nga Real Madridi për tu transferuar tek kampionët e Anglisë, Manchester City. Danilo iu bashkua Cityt duke menduar se do të gjente hapësira edhe më shumë se në Madrid, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Kyle Walker ishte zgjedhja e parë e Pep Guardiolës për krahun e djathtë, ndërsa Danilo në shumicën e ndeshjeve qëndroi në stol.Braziliani nuk është i kënaqur me këtë situatë dhe ka kërkuar largimin nga klubi gjatë verës.

26-vjeçari mund ta vazhdoj karrierën e tij në kampionatin italian Serie A. Roma dhe Inter janë dy skuadrat që kanë shfaqur interesim për transferimin e Danilos. Ish-anëtari i Portos dhe Santosit mund të largohet nga City nëse ndonjëra nga skuadrat e interesuara paguajnë shumën prej 30 milionë eurove.

Kontrata e futbollistit Brazilian me Cityn skadon në qershorin e vitit 2022.

Related posts

BATE BORISOV-ARSENAL/ “Europa League”: Shkodran Mustafi dhe Xhaka titullar (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Daja i yllit të Polonisë “i vjedh” vendin De Biasi-t

Sadik.Autor

FOTOLAJM/ Kryeqyteti nis të vishet i kuq, tifozë edhe nga Kosova

Delo.autor

Leave a Comment