Futboll La Liga Sport

Nuk ndodhte prej më shumë se një dekade, në Madrid duket si ëndërr

La Liga për Real Madridin ka përfunduar, diçka që e ka dëshiruar për muaj të tërë. ‘Los Blancos’ mbyllën kampionatin më të varfër të regjistruar në këtë dekadë, vetëm 76 pikë, shumë pak për një ekip si Real-i. E mbylli i treti, pas Barcelona-s dhe Atletico-s, me të njëjtat pikë si në sezonin 2006/07. Që nga ai vit e kishte kaluar këtë prag pikësh. Me një diferencë të madhe. Dhe nuk ka mbetur gjë tejtër. Ky Madrid nuk ka tejkaluar as 100 gola, vetëm 94, diçka që nuk ndodhte që prej sezonit 2006/07, dhe nuk ka marrë më tepër sesa i njëjti sezon.

76 pikët e këtij Madridi, të njëjtat si 11 vite më parë… dhe në 2007 u shpall kampion në La Liga. Këtë sezon, u renditën të tretët dhe me 17 pikë larg Bracelona-s kampione, gjithnjë nëse katalanasit fitojnë këtë të diel në shtëpi kundër Real Sociedad.

Listat e golave nuk është shumë e mirë. Madridi këtë vit nuk ka arritur të kapërcejë 100-shen, diçka që ai e kishte arritur në tetë kampionatet e mëparshëm. 94 golat e këtij sezoni tejkalojnë ata të sezonit 2008/09, pasi u shënuan 83 gola. Ishte sezoni që përfundoi me fitoren 2-6 të Barça-s, rekordi më i keq i dekadës së fundit.

Real-i ka shënuar pak dhe ka pësuar shumë: 44. Një shifër më e lartë e tetë sezoneve të mëparshëm. Për të gjetur një rekord më të keq kthehemi në vitin 2009, kur pësonin 52 herë.

Fundi i La Liga-s është lajmi më i mirë për Real Madrid-in, një javë para finales së Champions League që do të luhet në Kiev, një javë para se të kërkojë titullin e 13 në këtë kompeticion. La Liga tashmë mbetet histori. Dhe ekipi i Zidane kërkon që të vijojë ëndrrën në stadiumin “Olimpico” të Ukrainës.

Related posts

VENDOS TË MOS APELOJË PEZULLIMIN/ Interi kërkon ta mbushë “San Siron” me fëmijë

Delo.autor

TAKIMI ME PËRFAQËSUESIT E UEFA-S MBI MANIPULIMET NË ZGJEDHJE/ Prodani: Ja çfarë ndodhi në mbledhje

Delo.autor

PENALLTIA ANI-POGBA/ Ylli i Bilbaos befason nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment