Futboll Seria A Sport

Mancini publikon listën, ja risitë e Italisë për tre miqësoret

Roberto Mancini më në fund ka publikuar listën me 30 lojtarë për tre ndeshjet miqësore që do të luajë Italia në muajin maj dhe qershor. Siç pritej, bie në sy rikthimi i Mario Balotelli-t, ndërsa nuk janë përfshirë në këtë listë emra të mëdhenj si Gianuligi Buffon dhe Daniele De Rossi.

Ndeshja e parë e Italisë do të jetë më 28 maj kundër Arabisë Saudite. Takimi i dytë do të luhet më 1 qershor kundër Francës në Nice dhe më 4 qershor sfida kundër Holandës në Torino.

Pritet që Italia të ketë një tjetër modul loje me ardhjen e Mancinit, i cili me shumë gjasa do të ndryshojë dhe skemën e të kaltërve. Normalisht, porta do t’i besohet Donnarumma-s dhe sulmi Balotelli-t. Ndërkohë që mund të ketë shumë lëvizje dhe në organikën e mbrojtjes dhe mesfushës. Çdo gjë mbetet për t’u parë. Italia ndryshe po vjen.

Ja lista me 30 të grumbulluarit e Mancini-t:

Portierë: Gianluigi Donnarumma (Milan), Mattia Perin (Genoa), Salvatore Sirigu (Torino);

Mbrojtës: Leonardo Bonuçi (Milan), Mattia Caldara (Atalanta), Domenico Criscito (Zenit San Pietroburgo), Danilo D’Ambrosio (Inter), Mattia De Sciglio (Juventus), Emerson Palmieri Dos Santos (Chelsea), Alessio Romagnoli (Milan), Daniele Rugani (Juventus), Davide Zappacosta (Chelsea);

Mesfushorë: Daniele Baselli (Torino), Giacomo Bonaventura (Milan), Bryan Cristante (Atalanta), Alessandro Florenzi (Roma), Frello Filho Jorge Luiz Jorginho (Napoli), Rolando Mandragora (Crotone), Claudio Marchisio (Juventus), Lorenzo Pellegrini (Roma);

Sulmues: Mario Balotelli (Nizza), Andrea Belotti (Torino), Domenico Berardi (Sassuolo), Federico Bernardeschi (Juventus), Federico Chiesa (Fiorentina), Ciro Immobile (Lazio), Lorenzo Insigne (Napoli), Matteo Politano (Sassuolo), Simone Verdi (Bologna), Simone Zaza (Valencia).

Related posts

NDESHJET NDAJ FRANCËS DHE ISLANDËS/ Edy Reja shpall listën e lojtarëve (EMRAT)

Delo.autor

“JUVENTUS IM DUHET TË JETË SI BAYERN”/ Pirlo: Dy koncepte bazë, Ronaldos i tregova oraret…

Delo.autor

MERKATO E JANARIT/ Arsenal kërkon përforcime, heq dorë nga objektivi për yllin e Bundesliga-s…

Delo.autor

Leave a Comment