Futboll Sport

Shpërfytërimi i Flamurtarit/ Nga “aventura” për titull te rreziku i mbijetesës

Një tjetër sezon përfundon me gojën e kycur tek Flamurtari. Humbja me Partizanin është shoqëruar me heshtjen e shtypit që i ka paraprirë këtyre javëve të fundit. Një sezon i nisur mirë për vlonjatët të cilët në muajin dhjetor konsideroheshin si skuadra anti-Skënderbe. Ndërtimi i skuadrës i’u besua njërit prej ekpsertëve të futbollit shqiptar, Shëptim Duro i cili formoi një skuadër me role të dubluara. Me një profil të ulët dhe larg problemeve të viteve të fundit, kuqezinjtë nisën të tregonin forcën e tyre.

Me financa të shëndosha dhe një menaxhim perfekt, Flamurtari tregoi se ishte aty për të përfituar nga ndalimi i mundshëm i korçarëve. Gabimet e njëpasnjëshme të arbitrave penalizuan shumë ecurinë e vlonjatëve të cilët në fund të vitit mund të kishin disa pikë më shumë dhe distancën me kreun më të shkurtuar. Por kolapsi i treguar në fazën e 3 dhe të 4 bënë që Flamurtari të rrëshkasë në renditje, të humbasë terren me zonën europiane duke u eleminuar edhe nga Kupa pavarësisht se fituan në transfertë ndeshjen e parë ndaj Skënderbeut.

Dorëheqja e Shpëtim Duros nuk solli reagimin e duhur me Flamurtarin që mbyll këtë sezon me gojën e kyçur, një tjetër edicion për t’u flakur tutje dhe për t’u harruar. Ndoshta aspekti pozitiv në këtë sezon të mbrapshtë është fakti që skuadra duket e ndërtuar dhe gjatë verës mund të ketë nevojë vetëm për ndonjë ndërhyrje të vogël dhe trajnerin e duhur për të filluar ciklin që të gjithë presin, ciklin fitues.

Related posts

Mahrez nuk stërvitet me skuadrën, i zemëruar pse s’u shit te Manchester City

Q.Autor

NUK BËJNË PJESË NË PLANET E ZIDANE/ James Rodriguez dhe Bale, “problemi” i Real Madrid

Delo.autor

Nënkampionia e boksit, Elsidita Selaj rrëfehet në Wake Up (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment