Futboll Seria A Sport

JUVENTUS HEQ DORË PËR HYSAJN/ Një tjetër skuadër interesohet për mbrojtësin, ja emri

Elseid Hysaj do të largohet nga Napoli, por e ardhmja e mbrojtësit shqiptar nuk dihet akoma.

Kohët e fundit u fol se për 25-vjeçarin interesohej Juventusi, por duket se bardhezinjtë tashmë kanë hequr dorë nga interesimi, për të marrë shërbimet e shqiptarit. Megjithatë interesimet për Hysajn nuk mungojnë, pasi një skuadër tjetër po përshpejton për të transferuar lojtarin.

Sipas asaj që shkruan “Sunday Express”, Totenhemi po nxiton për të marrë lojtarin e Napolit, pasi nuk ka edhe shumë kohë, duke ditur që merkato në Angli mbyllet në 8 gusht. “Spërsat”, larguan nga ekipi Tripier, i cili u transferua tek Atletiko Madridi, dhe tani po kërkojnë një zëvendësues.

Kontaktet e para me klubin italian kanë nisur, por De Laurentis kërkon të paktën 20 milionë euro për mbrojtësin, shumë kjo që konsiderohet e lartë nga anglezët, të cilët gjithsesi do të përpiqen të arrijnë një marrëveshje.

Related posts

Inter: Milan Skriniar nuk është në shitje

Sadik.Autor

Merr formë zyrtare, Hibernian afron sulmuesin shqiptar

Sadik.Autor

Droni në futboll, njihuni me njeriun që revolucionarizoi stërvitjen e të mëdhave

Sadik.Autor

Leave a Comment