Futboll La Liga

Ronaldo alarmon Unitedin dhe PSG-në, i kërkon Realit ta shesin për 100 milionë euro

Ronaldo vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes nga mediat botërore. Forma jo e mirë ka bërë që e ardhmja e portugezit të diskutohet më shpesh muajve të fundit, ndërsa ishte gjatë verës krye lajm në gjitha mediat botërore.

Së fundmi është Daily Record që ka lëshuar lajmin bombë duke raportuar se Cristiano Ronaldo i ka kërkuar Real Madridit që ta shesin gjatë verës së 2018.

Sipas Daily Record Florentino Perez e ka shtyrë portugezin që të marrë një vendim të tillë pasi presidenti i Real Madridit nuk dëshiron t’ia zgjasë kontratën dhe t’ia përmirësojë kushtet ekonomike portugezit, që dëshiron të bëhet lojtari më i paguar në botë.

Madje raportohet se portugezi ka kërkuar të shitet për 100 milionë euro, çmim ky që ka Alarmuar Paris Saint Germainin dhe Manchester Unitedin, dy skuadra që ka kohë që interesohen për shërbimet e pesë herë fituesit të Topit të Artë.

Related posts

NGA DONNARUMMA TEK MESSI/ Ja kur pritet të prezantojë PSG 5 blerjet e mëdha në “Parc des Princes”…

Delo.autor

Jo vetëm Messi, te Argjentina ka një “mëkatar” që duhet të tregojë klasin e tij në Botëror

Sadik.Autor

Trajneri i njohur/ SALAH duhet ta FITOJË çmimin e FIFA-s, sepse egjiptiani ka…

Isa.Autor

Leave a Comment