Futboll Sport

SUPER Liridon Latifi/ Sulmuesi ka shënuar 4 gola në 25 minuta për të nxjerrë inatin ndaj trajnerit

Liridon Latifi kthehet protagonist në fushën e lojës me Pushkash Akademi, por jo me ekipin e parë ku trajneri e ka nxjerrë jashtë 18-shes prej kohësh. Edhe pse u shpenzuar shifra të mëdha për të blerë mesfushorin shqiptar nga Skënderbeut, trajneri Pinter ka bërë të qartë se sa do të jetë ai në drejtimin e skuadrës, Latifi nuk ka më vend aty.

Në pritje për të mësuar nëse në fund të sezonit do të jetë trajneri apo Latifi ai që do ët mbijetojë te Pushkash Akademi, vetë futbollisti ka kaluar të ekipi i dytë, duke u stërvitur dhe duke u aktivizuar me të në ligën e tretë hungareze. Mesfushori duket se ka lënë pas dëmtimet që e penalizuan për shumë kohë dhe që në momentin e parë që i është shfaqur mundësia, ka treguar se di të bëjë diferencën…. të paktën në kategorinë e tretë hungareze.

Në ndeshjen e sotme mes Pushkash Akademi 2 dhe Perutz, ai ka shënuar 4 gola në 25 minuta lojë në suksesin 5-1 të skuadrës së tij. I aktivizuar si titullar, Latifi ka gjetur golin e parë për të shënuar barazimin në minutën e 39-të e më pas ka shënuar në minutën e 43 edhe golin e 2-1.

Pas fillimit të pjesës së dytë, në minutat 51 dhe 64 ai ka shënuar edhe dy gola të tjerë, për të çuar shifrat në 4-1 për ekipin e tij. Duke parë se Latifi ishte në nëj nivel tjetër dhe vetëm vendosi fatin e ndeshjes brenda pak minutash, trajneri i ekipit të dytë hoqi futbollistin shqiptar nga fusha e lojës në minutën e 69 të takimit.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Barcelona-Celta Vigo. Rezultati 4-1

Delo.autor

PRISTE FITOREN E NAPOLIT/ Kulibali lë me “GISHT NË GOJË” modelen seksi (FOTO)

Delo.autor

“NË KOMBËTARE DUKET SIKUR NUK KA ENTUZIAZËM MES FUTBOLLISTËVE”/ Ish-sulmuesi Bogdani: Ja çfarë duhet për të bindur

Delo.autor

Leave a Comment