Futboll La Liga Sport

Bëmë baba të të ngjaj/ Zidan dhe Weah luajnë sërish…

Bëmë baba të të ngjaj! Të shtunën ka qenë mbrëmja e bijë të artit: debutimet e Weah jr. dhe Zidane jr. Hera e parë si titullar për djemtë e George Weah dhe Zinedine Zidane, përkatësisht me fanellat e Paris Saint Germain dhe Real Madrid.

Për Weah jr. nuk ishte një debutim absolut, sepse sulmuesi i lindur në vitin 2000, djali i të madhit George Weah, aktualisht presidenti i Liberisë, kishte luajtur edhe disa minuta si zëvendësues në dy ndeshje të tjera, por sfida e javës së fundit ndaj Caen, në Ligue 1, ishte e para si titullar për të me 90 minuta të plota në fushë dhe me një karton të verdhë.

Weah jr. ka luajtur në SHBA dhe ka kombësi amerikane pasi ka luajtur me New York Red Bulls përpara se të shkonte te PSG në vitin 2014 ku ka luajtur me U-17 dhe U-19 përpara se të firmoste një kontratë deri në vitin 2020. Timothy luan në të njëjtin rol si George, sulmues.

Krejtësisht i ndryshëm është roli i Luca Zidane, djali i “Zizu”, që u aktivizua nga i ati si titullar në ndeshjen e barazuar 2-2 ndaj Villarreal, e fundit për Real Madrid në Ligue 1. Portieri i lindur në vitin 1998 futet në listën e djemve që kanë luajtur ndeshjet e para pikërisht me të atin në stol.

Kanë debutuar me babanë si trajner dhe Paolo Maldini, Jordi Cruyff dhe Enzo Zidane. Po, sepse Zidane mban rekordin pasi i ka bërë të debutojnë si profesionist dy nga tre djemtë e tij…

Related posts

NA HABITI TË GJITËVE/ Ibra tregon moshën se kur do të dalë në pension

Delo.autor

PARA NDESHJES CHAMPIONS/ Mesfushori Barella: Me Conten jam rritur shumë, herët a vonë…

Delo.autor

E BUJSHME/ Flitet për një largim të mundshëm, në Itali zbulojnë lëvizjen e fundit të portierit Strakosha

Delo.autor

Leave a Comment