Futboll Ligue 1 Sport

Monaco konfirmon trajnerin Jardim: Duam që të bëhet Fergusoni ynë

Zëvendës presidenti i Monacos, Vadim Vasilyev “blindon”, trajnerin Leonardo Jardim. Numri dy i klubit nga principata deklaroi se ëndrra e tij është që Jardim të bëhet si Fergusoni dhe të qëndrojë për shumë kohë në krye të skuadrës.

Ai theksoi se 43-vjeçari ndihet i lumtur dhe se ka një kontratë, kështu që do të qëndrojë në Monaco. Vasilyev foli edhe për suksesin në kampionat, ku ekipi u rendit në vendin e dytë me 80 pikë.

Ai pohoi se kjo është një kënaqësi dhe arritje e madhe, pasi për të 4-tin vit do të luajnë në Champions League. Në fund Vasilyev falënderoi edhe një herë trajnerin për punën e madhe dhe tifozët për mbështetjen që i kanë dhënë skuadrës.

Related posts

FINALJA E CHAMPIONS LEAGUE 2027 NUK MBAHET NË ITALI/ UEFA shqyrton alternativa të tjera

F.autor

“Klubi 700”/ Messi bashkohet me CR7 dhe legjendat Pele, Puskas, Romario…

Delo.autor

LIVERPOOL-LEIPZIG/ “Të Kuqtë” kërkojnë fitoren për t’u kualifikuar në fazën tjetër (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment