Futboll Sport

Bogdani shpall listën, kuqezinjtë pushtohen nga Tirana

Nga Elbasani në Shkodër: pas miqësoreve të Shqipërisë U15 me Kosovën, tanimë është radha për 19-vjeçarët të luajnë mes tyre. Më datë 24 dhe 26 maj do të luhen këto dy takime vëllazërore që do t’u shërbejnë trajnerëve për të parë lojtarët e ftuar. FSHF ka njoftuar mbi detajet e këtyre takimeve, ndërkohë që është publikuar edhe lista e lojtarëve, ku bien në sy shumë lojtarë të ftuar nga Superiorja e moshave. Tirana është klubi që ka më shumë lojtarë të ftuar për këto dy ndeshje. Ismailgeci, Dragoshi dhe Çelhaka janë ftuar sërish, ndërkohë që risitë janë Ernesto Muçi dhe Aldo Selenica. Në listë ka edhe lojtarë nga Vllaznia e Skënderbeu, por edhe nga Besa e Kavajës.

NJOFTIMI I FSHF-SË
Kombëtarja Shqiptare e Futbollit, mosha U-19 e drejtuar nga trajneri Erjon Bogdani, do të zhvillojë dy ndeshje miqësore me përfaqësuesen U-19 të Kosovës. Dy përballjet do të zhvillohen në datat 24 dhe 26 maj 2018, përkatësisht:

Shqipëri-Kosovë dt. 24.05.2018 ora 17:00 , stadiumi “Elbasan Arena” Elbasan
Shqipëri-Kosovë dt. 26.05.2018 ora 17:00, stadium “Loro Borici” Shkodër

Përfaqësuesja U-19 e Shqipërisë është grumbulluar në kompleksin “Tropikal” ku dhe po përgatit këto dy përballje miqësore. Ja lista e futbollistëve te grumbulluar nga trajneri:

Portierë: Arlis Shala, Marco Alia

Mbrojtës: Enes isufi, Sergio Kalaj, Masimiliano Doda, Redon Dragoshi, Jorgo Pëllumbi, Marsel Ismailgeci, Rezart Rama, Ylli Selishta

Mesfushorë: Kristian Koci, Jurgen Çelhaka, Dean Liço, Nikolin Duka, Aldri Oshafi, Zenel Gavazaj

Sulmues:  Bernard Karrica, Aldo Selenica, Patrik Pasha, Tedi Cara, Samuel Nezha, Erners Muçi, Franci Lena

Related posts

PROBLEME PËR INTER/ Barcelona kërkon ndihmën e super menaxherit për transferimin e sulmuesit…

Delo.autor

E BUJSHME/ Real Madrid-Neymar nuk është imagjinatë e Perez, ja prapaskenat

Isa.Autor

I DEL NË KRAH GRANIT XHAKËS/ Klopp: Ky futbollist i shkëlqyer meriton respekt

F.autor

Leave a Comment