Gossip Sport

Propozimi i veçantë nga tifozi milanist (FOTO)

Para fillimit të ndeshjes Milan – Fiorentina, një episod romantik ka nodhur në shkallët e stadiumit. Një tifoz i kuqezinjve i ka propozuar të dashurës së tij për martesë. Në një banderolë që mbahej nga disa miq të tij tifozë, shkruhej: “A do të martohesh me mua?”.

Federico Roçio, 29-vjeçar nga Limbiate zgjodhi që t’a propozonte partneren e tij, Eleonora para më shumë se 40 mijë tifozëve në “San Siro”.  Çifti nuk i kurseu edhe puthjet mes emocionesh ndërsa nuk i shpëtuan dot edhe kamerave të mediave dhe fotografëve që ishin të pranishën në stadium për ndeshjen e fundit të kampionatit në Serie A.

Propozimet në stadiume janë kthyer tashmë traditë, pasi shumë prej tifozëve në mbarë botën zgjedhin që të surprizojnë partneren e tyre në këtë mënyrë, e cila padyshim që është shumë emocionuese.

Federico ka postuar foton e propozimit në profilin e tij në “Instagram”, karshi së cilës ka shkruar “Ajo tha po”.

Related posts

Rrëfimi i plotë i Paul Pogba: Mourinho është më i çmendur se unë…

Sadik.Autor

TË PASME BOMBASTIKE DHE GJOKS SHPËRTHYES/ Tifozja e Juventus i “vë flakën” rrjeteve sociale me FOTOT e fundit

Delo.autor

TEUTA-SHAMROK/ Takim me historinë, “Durrsakët” luajnë për… 1.6 milionë euro

Delo.autor

Leave a Comment