Futboll Premier League Sport

Pogba vë në dyshim të ardhmen: Nuk është e sigurt!

Sa herë që vjen fundi i sezonit, Paul Pogba është në qendër të vëmendjes dhe jo pak klube lakojnë emrin e tij në listat e emrave që duhet të kërkojnë për të përforcuar skuadrat e tyre. Dhe më shumë nxitet një gjë e tillë kur flet vetë futbollisti.

“A do të jem vitin tjetër në Manchester? Nga ana kontraktuale po, përgjigja është ‘po’, por asgjë nuk është e sigurt”, tha mesfushori francez në një intervistë për ‘Canal Plus’. Më pas francezi foli për raportin me trajnerin Mourinho: “Një trajner dhe një futbollist nuk duhet të jenë patjetër miq. Kam patur disa  probleme, por është çështje mentale. Më la në pankinë, por unë u përgjigja në fushë, duke dhënë gjithnjë maksimumin. Ajo që mund të them është se më ka rritur shumë si lider, duke më dorëzuar edhe fashën e kapitenit. Ishte shumë e rëndësishme për mua”, tha mesfuhsori.

Më pas Pogba i ka mbyllur derën PSG-së: “Është e sigurt që nuk do shkoj. Ndershmërisht mund të them që nuk është një mundësi që më tërheq. Jam rritur atje, por im atë dhe ime më kanë bërë gjithnjë tifo për Marsejën dhe PSG nuk ka qenë asnjëherë pjesë e përditshmërisë timë”, përfundoi Pogba.

Related posts

BARAZIM PA GOLA/ Tirana djeg shansin për të tentuar mrekullinë dhe ndan pikët me Bylis-in në “Adush Muça”

Delo.autor

REKORDI HISTORIK I “PLESHTIT”/ Eto’o bën akuza të rënda: Ai e fitoi “Topin e Artë” për shkak të…

Delo.autor

Tronditet Brazili dhe PSG/ NEYMAR dëmtohet pas vetëm 8 minutave lojë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment