Futboll Sport

Trajneri nuk e përzgjedh, Nainggolan lë kombëtaren

Radja Nainggolan nuk do të jetë në finalet e Kupës së Botës. Trajneri Roberto Martinez e ka lënë jashtë listës mesfushorin e Romës, duke e justifikuar si një zgjedhje teknike, edhe pse ai e quan Nainggolan një ‘top player’.

Duket se është një mallkim Botërori për Radja Nainggolan. Në vitin 2014 ishte Marc Vilmots që e kishte lënë në listë pritje dhe në fund, i pa shokët e skuadrës të eliminoheshin nga Argjentina nëpërmjet televizorit. E njejta histori përsëritet 4 vjet më vonë, por tani duket se djeg më shumë, pasi mesfushori me origjinë nga Indonezia është një prej më të fortëve në botë në rolin e tij. “Zgjedhje teknike” është limituar në arsyetimin e tij trajneri spanjoll Roberto Martinez, por duket se marëdhëniet e acaruara të muajve të fundit kanë përjashtuar mesfushorin.

Pas publikimit të listës është shprehur edhe vetë Nainggolan në një status në rrjetet sociale: “Për fat të keq dhe me një keqardhje të madhe, mbyllet këtu karriera ime ndërkombëtare. Kam dhënë gjithnjë gjithçka për të përfaqësuar vendin tim. Të jesh vetvetja, ndonjëherë të krijon probleme.. nga sot do jem tifozi numër 1”, shkruan Nainggolan.

Related posts

KA DITËLINDJEN/ Sokol Cikalleshi feston 29 vjetorin, ja urimi nga… (FOTO)

Delo.autor

A është rikuperuar Salah nga dëmtimi në SHPATULL? Kjo foto ngjall dyshime (FOTO)

Sadik.Autor

THELLOHET SKANDALI/ Tre FEMRA të tjera denoncojnë: Jemi PËRDHUNUAR nga RONALDO

Isa.Autor

Leave a Comment