Futboll Premier League Sport

PARA SHKARKIMIT/ ​Mourinho mendoi se ishte thirrur për të diskutuar…

Jose Mourinho mendonte se do ta diskutonte strategjinë për transferime gjatë afatit kalimtar të radhës në takimin me drejtorin ekzekutiv të Manchester Unitedit, Ed Woodward. Ky takim ishte thirrur të martën nga Woodward për ta shkarkuar portugezit nga pozita e trajnerit.

Gazetari i afërt me Mourinhon, Duncan Castles,  raporton se burimet e tij i kanë treguar se Mourinho kishte mbetur i habitur kur Woodward i kishte treguar se ai do të shkarkohej nga pozita e trajnerit.

Mourinho kishte shkuar në atë takim me shpresën se Woodward do t’ia jepte atij dritën e gjelbër për disa futbollistë të cilët ai dëshironte t’i shtonte në skuadrën e tij gjatë afatit kalimtar të janarit dhe të verës.

Mirëpo, Woodward nuk i kishte synimet e njëjta për këtë takim. Trajneri 55-vjeçar ishte i vetëdijshëm se e ardhmja e tij në klub nuk ishte e sigurt, pas ndeshjes kundër Liverpoolit, të cilën “Djajtë e kuq” e kishin humbur me rezultat 3-1.

Në takimin e së martës, Woodward e ekzekutoi në vendim që ishte marrë një ditë më parë nga bordi i Manchester Unitedit. Pronarët e klubit, familja Glazer, kishin vendosur t’ia paguanin Mourinhos 25 përqindëshin e pagës që nevojitej për ta shkarkuar. Shuma të cilën ia pagoi klubi Mourinhos besohet se është 26.7 milionë euro.

Vendimi i marrë nga bordi i klubit të Old Traffordit u nxit nga faktorë të ndryshëm, përfshirë këtu edhe zhgënjimin nga ndeshja kundër Liverpoolit, vendimin e Mourinhos për të mos e përdorur Pogbën në këtë ndeshje dhe deklaratat e tij negative gjatë konferencave për shtyp.

Drejtuesit e klubit gjithashtu ndienin se as lojtarët, por as stafi i klubit, nuk ishin të lumtur me Mourinhon si trajneri dhe për këtë arsye e panë të nevojshme të bëjnë një ndryshim. Tani, si trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit është emëruar Ole Gunnar Solskjaer.

Related posts

HUMBJA E TURPSHME/ Hije trukimi në ndeshjen Bylis-Tirana, Komisioni i Etikës nis hetimet

Delo.autor

Skedina/ Këto janë ndeshjet që mund tu bëjnë me para sot

Q.Autor

E ARDHMJA PO NDËRTOHET NË TË TASHMEN/ Milani vendos rekord në 2019, ja statistikat e frikshme

Delo.autor

Leave a Comment