Futboll Seria A Sport

SERIE A/ Milani në kërkim të bomberit, Immobile kthehet në modë

Ciro Immobile kthehet në modë për Milanin. Sulmuesi 28-vjeçar i cili zhvilloi një sezon të shkëlqyer me Lazion duke realizuar 29 gola në Seria A po aq sa edhe Mauro Icardi me të cilin ndau Këpucën e Artë në Itali, pëlqehet shumë nga drejtuesit e klubit kuqezi dhe mund të jetë pikërisht bomberi i kombëtares italiane goditja e madhe e Milanit në sulm në merkaton e kësaj vere.

Me Andre Silvën dhe Nikola Kalinic që janë në dalje dhe me të gjitha gjasat do të largohen nga Milani, drejtori sportiv i klubit milanez Mirabelli është hedhur në sulm për të gjetur një sulmues të ri që do të plotësonte kërkesat që ka trajneri Gattuso.

Megjithatë afrimi i Immobiles nuk do të jetë i lehtë për 7-herë kampionët e Europës të cilët kanë edhe disa alternativa të tjera në rast se nuk arrin dot të bindin Lazion. Belotti i Torinos i cili vlerësohet nga 50 deri në 60 milionë euro nga presidenti Urbano Cairo pëlqehet gjithashtu nga klubi kuqezi ndërsa Mandzukic e Morata janë dy alternativat e tjera.

Related posts

MESFUSHORI KUQEZI/ Astrit Ajdareviç pranë largimit nga AEK, e kërkon klubi suedez

Isa.Autor

Real Madridi ‘zgjohet’ në merkato, sfidon Arsenalin për yllin e Bundesligës

Q.Autor

E FUNDIT/ Ndërprerja e sfidës Skënderbeu-Partizani, dalin pamjet (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment