Futboll Premier League Sport

Manchester United dhe Liverpool në garë për të firmosur me mesfushorin e Barcelonës

Sipas asaj që raporton portali spanjoll “Don Balon”, Manchester United dhe Liverpool janë të interesuara për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Barcelonës, Ivan Rakitiç. Sikur të mos mjaftonte largimi i Andres Iniesta, klubi katalonas duhet të bëjë të pamundurën edhe për të mbajtur kroatin në Camp Nou, edhe për faktin se shokët e ekipit duan me çdo kusht që ai të qëndrojë. Messi e sheh kroatin si pjesë të rëndësishme të skemave të ekipit.


Rakitiç, 30 vjeç, nënshkroi për Barcelonën në vitin 2014, pasi u largua nga skuadra e La Liga Sevilla (ku kishte zhvilluar ndeshje fantastike që tërhoqën vëmendjen e drejtuesve të Barcelonës). Ai gjatë periudhës që është aktivizuar tek Barcelona, ka zhvilluar 213 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke kontribuar në 57 gola, duke përfshirë edhe asist. Gjatë këtyre viteve Rakitiç ka arritur të fitojë tre tituj të La Ligas, katër Copa del Rey dhe një Champions League, me të ardhmen që mbetet e pasigurt.


Don Balon raporton se kroati është i hapur për tratativa. United është në kërkim të dy mesfushorëve, pasi Michael Carrick njoftoi tërheqjen nga futbolli dhe Marouane Fellaini është pranë transferimit në Itali tek Milan. Liverpool, nga ana tjetër, do të humbasë Emre Can, i cili do te transferohet tek Juventus këtë verë, ndërsa James Milner do të mbushë 33 vjeç gjatë sezonit të ardhshëm. Naby Keita është transferuar për të sjellë cilësi në mesfushe, por Rakitic është më krijues dhe do të ndihmojë më shumë sulmin e klubit të Premier League, nëse ai vendos të transferohet nga Barcelona

Related posts

FINALJA E BOTËRORIT PËR KLUBE/ Liverpool-Flamingo, do të takohen pas 38 vitesh (VIDEO)

Delo.autor

Donadoni ende nuk kemi siguruar mbijetesën

Sadik.Autor

BRAKTISËN FAMILJEN DHE PUNËN/ TIFOZËT bëjnë 18 orë TRANZIT për Superclasicon

Isa.Autor

Leave a Comment