Futboll Seria A Sport

Mertens premton besnikëri: Ne napolitanët nuk lëvizim kurrë

Në morinë e zërave për largime të disa lojtarëve nga skuadra e Napolit, sulmuesi belg Dries Mertens ka menduar të qetësojë tifozët napolitanë. Duke folur për sezonin e sapombyllur, Mertens shprehu keqardhjen që nuk arriti të fitojë trofe për Napolin dhe tifozërinë, ndërsa për të ardhmen tregoi besnikëri ndaj të kaltërve.

“Më vjen keq që nuk fituam dot kampionatin, për atë që dhamë gjatë gjithë sezonit, por edhe për tifozërinë e mrekullueshme, që na ka qëndruar gjithmonë pranë. Sa i përket të ardhmes, duhet të dini që ne napolitanët nuk lëvizim kurrë”, tha Mertens, duke treguar se ndjehet tërësisht pjesë e skuadrës dhe qytetit.

Ndërkohë po sot, Marek Hamsik pritet të mbajë një takim me presidentin De Laurentiis, ku do t’i kërkojë lejë për t’u larguar drejt Kinës, për një ofertë të parezistueshme nga ana financiare. Gjithashtu, brenda ditës së nesërme pritet një përgjigje përfundimtare edhe nga Maurizzio Sarri, që me shumë gjasa pritet të zgjedhë një tjetër destinacion, për të vijuar karrierën e tij.

Related posts

MANCHESTER CITY-TOTTENHAM/ “Spursat” nuk i lë të qetë, ja goli “dramatik” (VIDEO)

Delo.autor

Ylli i Brazilit rrëfen bisedën me Leo Messin që i ndryshoi jetën

Isa.Autor

Rakitic flet në prag të ‘El Classico’: Dikush do të kalojë Krishtlindje pikëlluese

Q.Autor

Leave a Comment