Gossip Sport

Kujt i intereson Kupa e Botës? Mustafi nuk e ka marrë edhe aq keq përjashtimin (VIDEO)

Shkodran Mustafi e ka harruar shpejt zhgënjimin për mosgrumbullimin me kombëtaren gjermane për të luajtur në Kupën e Botës dhe është parë i qeshur duke shijuar rrezet e diellit ndërsa po kalon pushimet në Gjermani me familjen e tij.

Qendërmbrojtësi i Arsenal-it nuk arriti të futej as në listën me 27 lojtarë të Joachim Löë pas një sezoni plot luhatje në Londër. Por me t’u kthyer në shtëpinë e tij, futbollistit me origjinë shqiptare i është “çelur” fytyra, siç duket edhe nga video që ka postuar në Instagram-in e tij ku me vajzën e vogël në krah “driblon” mes makinave luksoze që ka të parkuara para derës së shtëpisë.

Aq i lumtur është që më në fund po kalon pak kohë me familjen pas një sezoni të vështirë, sa që e ul vajzën e vogël në sediljen e shoferit të makinës së tij Lamborghini, i paduruar për t’I mësuar të ngasë…

26-vjeçari shpreson që gjërat të përmirësohen sezonin e ardhshëm te klubi i tij, me ardhjen e trajnerit të ri, në mënyrë që të rifitojë edhe besimin e trajnerit të kombëtares. Ai ishte pjesë e skuadrës gjermane që fitoi Kupën e Botës katr vjet më parë, por këtë herë do t’I ndjekë shokët nga TV.

Related posts

Barcelona me mision të veçantë në Paris, kërkon zëvendësusesin e Iniestës

Isa.Autor

E BUJSHME/ JUVENTUSI nuk kënaqet me BONUCCIN, kërkon mbrojtësin MADRILEN

Isa.Autor

INTER TRIUMFON ME “MANITA” NË MIQËSORE/ Debutim i mirë nga Hakimi, Lautaro-Lukaku super

Delo.autor

Leave a Comment