Sport Të tjera

Kombëtaret, femrat presin Austrinë. Meshkujt udhëtojnë në Hungari

Nesër në mbrëmje (23 maj), do të luhen ndeshjet e dyta në grupet e European League në volejboll për meshkuj e femra. Kombëtarja e meshkujve do të luajë në Hungari (ora 16:00) ndaj kombëtares vendase, me shpresën që të korrë suksesin e parë në këtë event. Kuqezinjtë e trajnerit Jani Melka humbën takimin e parë në Bjellorusi, por ndeshja ka qenë e ekuilibruar dhe çdo set është dueluar deri në fund. Ndaj Shqipëria shpreson që të thyejë tersin në këtë përballje të dytë.

Kombëtarja e femrave e fitoi 3-0 ndeshjen e parë në Gjeorgji dhe nesër do të luajë ndaj Austrisë në Tiranë me synimin për të korrur një tjetër fitore dhe të duelojë për një kualifikim të mëtejshëm. Ndeshja do të luhet në orën 19:00 në sallën sportive “Feti Borova” pranë Tirana Olimpik Park, i cili pritet të jetë plot me fansa për të mbështetur kombëtaren. Vajzat e drejtuara nga trajneri Altin Martiri kanë bërë një paraqitje të mirë deri më tani dhe synojnë një tjetër fitore në kryeqytet.

Related posts

Spanjë-Rusi, edhe në tribuna fitojnë bukuroshet ruse (FOTO)

Sadik.Autor

MILAN-NAPOLI/ “Kuqezinjtë” kalojnë në epërsi, shënon Piatek (VIDEO)

Delo.autor

Preferon stilin e SARRIT mbi CONTE e MOU/ Hazard paralajmëron edhe RIVALËT

Isa.Autor

Leave a Comment