Futboll Sport

Çmendet skuadra kineze, mbulon “me flori” Hamsik dhe Napoli-n

Është zbuluar dhe skuadra që ka bërë ofertë konkrete për kapitenin e Napolit, Marek Hamsik.

Bëhet fjalë për skuadrën kineze Shandong Luneng që mësohet se ka formuluar një ofertë rreth 35 milionë euro për mesfushorin sllovak.

Shandong Luneng, ku aktivizohet dhe sulmuesi italian, Graziano Pellè besohet se i kanë propozuar mesfushorit 13 milion euro në vit për 3 vitet e ardhshme, ndërsa në arkat e Napolit do të derdhen plot 35 milion euro.

Emri i skuadrës së Shandong ka befasuar jo pak opinionin publik, pasi në Itali besohej se skuadra e cila dëshiron shërbimet e 31 vjeçarit është Guangzhou Evergrande, që drejtohet nga ish-mbrojtësi i napoletanëve, Fabio Cannavaro.

Related posts

TRAJNERI PIOL PREZANTOHET TEK MILAN/ Drejtuesi i klubit Boban: Nuk jemi skuadra më e fortë në botë, por…

Delo.autor

U PIKAS ME SHPEJTËSI 134 KM/H NË AUTOSTRADË/ Marcelo në telashe prej “timonit”, përfundon në gjykatë

Delo.autor

“TURP PËR JU, U PREHSH NË PAQE”/ Tërbohen fansat e Liverpool. Shikoni banderolat që vendosën jashtë stadiumit (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment