Futboll Sport

Çudia, ndihmësi historik i Klopp mund të drejtojë ekipin shqiptar

Këtu fillojnë edhe surprizat pasi një nga kandidatët e mundshëm për të drejtuar ekipin Kosovar është trajneri i njohur gjerman Peter Neustädter. Konfirmimi ka ardhur nga drejtori teknik i ekipit Agim Keka. Gjermani ka qenë i pranishëm në ndeshjen e fundit të kampionatit, atë ndërmjet KEK-ut dhe Ramiz Sadikut, ndeshje e fituar nga KEK, duke i mundësuar rikthimin në elitën e futbollit kosovar. Përflitet se emri i Peter Neustädter është rekomanduar nga investitori gjerman i KEK-u, Bernd Rahmer.

Trajneri i njohur gjerman Peter Neustädter ka qenë bashkëpunëtor i afërt me trajnerët e njohur Jurgen Klopp dhe Thomas Thuchel, në kohën që atë drejtonin ekipin e Mainz. Më përpara ai ka drejtuar edhe kombëtaren e Kazakistanit. Djali i Neustädter, Roman është një futbollist profesionist dhe luan në Superligën Turke me ekipin e Fenerbahce dhe është përfshirë në listën e futbollistëve që do të marrin pjesë në botërorin e Rusisë. Nuk na mbetet vetëm të presim se çfarë do të ndodhë.

Related posts

Plas tek Arsenali, kontrata e re e Ozil largon 3 lojtarë

Q.Autor

LIVE/ Rusi-Egjipt, “faraonët” kërkojnë tre pikët e para ndaj vëndasve

Sadik.Autor

FESTON 24 VJETORIN/ Ja dhurata që i bën Inzaghi për ditëlindje Valon Berishës (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment