Futboll Sport

Lotët e Ylli Agës “mbërrijnë” në Itali, shikoni si mburren tek Lacio me këtë

Përlotja e Ylli Agës për komentin e ndeshjes Lacio-Inter 2-3, ka bërë jehonë edhe në Itali. Portali i Lacios, “lazionews.eu”, i është referuar shkrimit të “Panorama Sport” ku komentatori i Supersport” ka rrëfyer eksperiencën e rrallë.

Natyrisht, portali lacial i gëzohet faktit që gazetarin shqiptar e ka bërë për të qarë një djalë i vogël lacial dhe jo një interist. Ndërkaq, ata kanë zbardhur pothuajse të plotë intervistën e Ylli Agës dhënë për “Panorama Sport”. Ja çfarë tha ai një ditë më parë për gazetën:

Ylli, çfarë ndodhi pas Lacio-Inter 2-3?

Shikoni, unë isha i ndërgjegjshëm për rëndësinë e ndeshjes, por nuk e dija që do ta komentoja unë atë ndeshje. Zakonisht këto ndeshje i komenton Shakohoxha ose Alban Xhihani…

Dakord, por çfarë ndodhi që u emocionuat aq shumë?

U preka shumë sepse ishte një nga ndeshjet me emocionuese që kam komentuar dhe kam parë në Serinë A.

Po lotët në fund?

Në koment përgatitesh kryesisht për gjërat e përgjithshme, por një imazh i vetëm mund të mjaftojë për të të emocionuar pa fund. Mua më prekën lotët e një tifozi të vogël të Lacios… Më prekën thellësisht shumë.

A ju ndodh shpesh që të përloteni në një koment?

Rrallë, shumë rrallë më ka ndodhur.

A jeni ju tifoz i Lacios ose i Interit?

Nuk jam tifoz i asnjërës prej këtyre skuadrave, edhe pse ky profesion të bën nga pak tifoz me të gjitha skuadrat.

Para ndeshjes a kishe ndonjë preferencë?

Po, para ndeshjes kisha një dëshirë që takimi të mbyllej nëe mënyrën më të mirë për Taren dhe Strakoshën.

 

Related posts

SFIDA NDAJ KAMPIONËVE TË SUPERIORES/ Portieri Dajsinani: Duhet të tregojmë vlerat tona, ja si Skënderbeu do të dalë nga kriza…

Delo.autor

“ZËVENDËSI IM FITOI KAMPIONATIN”/ Edi Rama uron vëllain Olsi: Mua këtë vit më mbeti vetëm… (VIDEO)

Delo.autor

Juventus-Milan, ja statistikat që parashkruajnë finalen e Kupës së Italisë

Sadik.Autor

Leave a Comment